Champions League/ Fitore dramatike për Inter, barazon Bayern
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2020, 22:59
Mbyllen ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Champions League të cilat kanë dhuruar shumë gola.
Vëmendja më e madhe ishte në Gjermani në përballjen Borussia Monchenglabah-Inter.
Ekipi Antonio Contes arriti një fitore dramatike 2-3, falë edhe ndihmës së VAR-it. 5 minuta nga fundi gjermanët barazuan shifrat me sulmuesin Plea, por goli u anulua me VAR për pozicion jashtë loje.
Gjithsesi Interit do t’i duhet ende punë për t’u kualifikuar. Përveç se janë të detyruar të fitojnë ndaj Shahtjorit ndeshjen e fundit, Interi do të jetë me “veshët” nga Spanja, ku do të luhet njëkohësisht sfida mes Realit dhe Monchenglabahut. Një barazim në këtë përballje do të “digjte” zikaltërit.
Rezultatet e mbrëmjes së sotme:
