Inter fiton ndaj Monchengladbach, Conte: "Nëse nuk jeni një ekip, nuk do të fitoni ndeshje si këto"
Interi e ka mundur me rezultat 2-3 në Borussia-Park skuadrën e Monchengladbach për të mbajtur shpresat gjallë për kualifikim tutje në Ligën e Kampionëve. Darmian dhe Lukaku shënuan për Interin kurse për Monchengladbach shënoi Plea
Antonio Conte gëzon suksesin ndaj M'Gladbach i cili mban flakën e shpresës të ndezur për raundin e dytë të Ligës së Kampionëve për Interin e tij: "Nëse nuk jeni një ekip nga të gjitha pikëpamjet, nuk do të vini të fitoni ndeshje si kjo, veçanërisht në këtë moment - tha trajneri i bardhebluve
"Ata ishin vërtet në formë. Ne luajtëm një lojë vërtet të rëndësishme, e merituam të fitonim. Mos harrojmë se ishim përballë një kundërshtari të shkëlqyeshëm. Ne jemi gjallë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Urime djemve për shpirtin e tyre dhe se si ata e ndihmuan njëri-tjetrin."- tha Conte