Vijon magjia e Champions League edhe sot, sytë nga "Old Trafford"
Pas ndeshjeve të mbrëmjes së djeshme që dhuruan emocione dhe gola, magjia e Champions League vijon edhe sot me sfida mjaft interesante.
Manchester United-PSG është qershia mbi tortë për sot.
Nëse “Djajtë e Kuq” fitojnë sot ndaj nënkampionëve të Europës, ata sigurojnë përfundimisht vendin e parë, ç’ka e favorizon në shortin për 1/8-at.
Parisienët duhet të mendojnë për të siguruar kualifikimin për më tej, teksa kanë të njëjtën kuotë pikësh me Leipzigun e vendit të tretë.
Një tjetër përballje interesante është dhe ajo mes Lazios e Borussia Dortmund.
Nëse italianët fitojnë në Gjermani, atëherë janë favoritë për ta mbyllur grupin në vendin e parë, por verdhezinjtë nuk janë një ekip i lehtë për t’u mundur.
Në fushë zbresin sot dhe Barcelona me Juventusin. Katalanasit udhëtojnë në Hungari për t’u ndeshur me Ferencvaroshin, kurse bardhezinjtë presin Dinamon e Kievit në shtëpi.
Ekipi i Andrea Pirlos duhet të fitojë këtë takim dhe përballjen e fundit me katalanasit për të shpresuar se mund të kapin vendin e parë.
Por, për “Zonjën e Vjetër”, përballja e ardhshme me ekipin blaugrana nuk do të jetë e lehtë teksa i duhet të fitojë me të paktën 3 gola diferencë për të marrë përfundimisht kreun e Grupit F.
Chelsea dhe Sevilla përballen sot për të vendosur se kush do të marrë kreun e Grupit E, teksa e kanë siguruar kualifikimin për më tej.
Ndeshjet e sotme:
