Lila: Kur Maradona fitonte Botërorin unë sapo kisha lindur

I ftuar në "Ora Sport", ish trajneri i Kombëtares Andi Lila nuk mund të mos fliste për ndarjen nga jeta të Diego Armando Maradonës.

Sipas Lilës, edhe pse nuk e ka parë duke luajtur në fushë, argjentinasi mbetet një ndër më të mëdhenjtë të historisë edhe për shkak të sjelljes së tij.

Andi Lila:Jam datëlindja 86, kur Maradona fitonte Botërorin me Argjentinën. Kam parë videot e tij në YouTube. Duket që është një nga futbollistët më të mëdhenj të gjithë historisë por mënyra se si sillej e bënte më të veçantë. Ndër ndeshjet më të famshme është ajo kundër Anglisë. Në atë Argjentina dhe Anglia ishin në luftë për shkak të ishjve Farkland. Por futbolli ka treguar se edhe në luftë ndalon, stopon.

Në atë kohë Argjentina nuk matej nga kapaciteti ushtarak me Anglinë, por nga ana e futbollit Maradona i tregoi të gjithëve duke bërë golin e shekullit, duke dribluar gjithë Anglinë dhe golin me dorë".