Hamilton nuk ka rivalë, fiton edhe Çmimin e Madh të Bahreinit. Zhgënjen Ferrari

Lewis Hamilton fiton Çmimin e Madh të Bahrein duke e nisur sërish me këmbë të mbarë sezonin e ri në Formula 1.

Kampioni në fuqi dominoi garën duke lënë pas dy makinat Red Bull të Max Verstappen dhe Alexander Albon.

Sërish zhgënjim për Ferrarin. Charles Leclerrc e mbylli garën I dhjeti, ndërsa Sebastian Vettel u mjaftua vetëm me vendin e 13-të, raporton Ora News.

Duhet theksuar se të gjithë vëmendjen e kësaj gare e mori piloti francez Roman Grosjan, makina e të cilit u përfshi nga flakët pas përplasjes me bandierat mbrojtëse.

Skuderia e tij deklaroi se për Grosjan nuk pati asgjë serioze vetëm lëndime të lehta në duar dhe këmbë.

Rezultatet e Çmimit të Madh të Bahreinit: