VIDEO/ Arsenal harron të fitojë, Wolves “kafshojnë” në Londër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2020, 22:18
Arsenal vijon paraqitjet negative në Premier League.
Pas kualifikimit të siguruar në Europa League, “Topçinjtë” u ndalën sërish në shtëpi, këtë herë nga Wolves.
Miqtë fituan 1-2 falë golave të Neto në minutën e 27 dhe Podence në të 42, ndërsa për vendasit barazoi përkohësisht Gabriel në minutën e 30, raporton Ora News.
Me këtë humbje, Arsenal ndalet në kuotën e 13 pikëve në vend të 14, duke regjistruar 5 humbje në 10 ndeshje. Ndërsa Wolves ngjiten në vend të gjashtë në kuotën e 17 pikëve.
Përmbledhja e ndeshjes: