Bogdani në "Ora Sport": Ja kur u dashurova me Maradonën

I ftuar në Ora Sport në RTV Ora, ish futbollisti dhe rekordmeni i golave me Kombëtaren Erion Bogdani foli mbi vdekjen e Diego Armando Maradonës.

Ai tregoi momentin kur u dashurua me legjendën argjentinase të futbollit.

Erion Bogdani: “Pavarësisht se isha 9 vjeç kujtoj Botërorin e 86-ës. Ishte një lojtar fantastik që më mahniti me driblimet e tij. Pas Botërorit të gjithë pyesnin ku do luajë Maradona.

Jo vetëm bëri që Argjentina të fitojë Botërorin, por edhe Napoli të fitonte ndaj Juventusit dhe Milanit të asaj kohe nuk ishte pak. Napoli fitoi kampionatin dhe Kupën UEFA.

Ishte një lojtar që i dha identitet skuadrave ku luajti”.