VIDEO/ "Poker" ndaj Romës, Napoli dhuron spektakël

Napoli harron humbjen me Milanin fundjavën e shkuar dhe vdekjen e Maradonës dhe rikthehet të fitojë në Serie A.

Mbrëmjen e sotme, djemtë e Gatussos mposhtën thellë 4-0 përballë Romës falë golave të Insigne (’31), Fabian (‘64), Mertens (’81) dhe Politani (’87), raporton Ora News.

Me këtë fitore Napoli ngjitet në kuotën e 17 pikëve, po aq sa Roma dhe Juventusi.

Kujtojmë se rënditja kryesohet nga Milani me 23 pikë. Kuqezinjtë mposhtën mesditën e sotme Fiorentinën me rezultatin 2-0.

Përmbledhja e ndeshjes