"Unë e kam ndjekur prej vitesh"/ Lila me superlativa për futbollistin e Kukësit: Vlerë e shtuar
"Kukësi do të jetë një nga ekipet pretendente për titullin kampion".
Kështu është shprehur Andi Lila, i ftuar në "Ora Sport" në RTV Ora.
Sipas ish futbollistit të Kombëtares, teksa fliste për sukesin e sotëm të Kukësit ndaj Vllaznisë, u shpreh se vlerë e shtuar te ekipi verilindor është futbollisti Ibraimi, autor i dy golave në fitoren e sotme.
Andi Lila: “Ekipi i Kukësit është ekip që ka lojtarë me shumë vlera brenda saj. Pritej që Kukësi të rikthehej te rezultatet pozitive. Sot zhvilloi një ndeshje shumë të mirë. I shfrytëzoi të gjitha aksionet që kishte. Kukësi ka edhe një lojtar si Ibraimi që është një vlerë e shtuar. Sot ishte lojtari i ndeshjes.
Është një lojtar me shumë vlera për kampionatin shqiptar. Unë e kam ndjekur prej vitesh.
Kukësi do të jetë një nga ekipet pretendente për titullin kampion. Ka edhe trajner shumë të mirë, profesor Gega, që shfrytëzoj nga rasti ti uroj shërim të shpejtë, gjithashtu edhe Rrahman Hallaçi".
Lexo edhe:
Me maskë oksigjeni Gega ndjek Kukësin edhe nga Turqia/ Gazetari: Kampion, mos u vono
Partizani “poker” Skënderbeut, Kukësi triumfon në Shkodër
Një nga golat e Ibraimit sot ndaj Vllaznisë