FOTO/ Dedikimi special i Messit për Maradonën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2020, 21:52
Lionel Messi i dedikoi golin e sotëm në fitoren 4-0 ndaj Osasunës legjendës argjentinas të futbollit Diego Armando Maradona, i ndarë nga jeta të mërkurën e shkuar.
Pasi shënoi golin e katërt, që plotësoi "pokerin" e Blaugranave, Messi nxorri një bluzë me fanellën me numër 10, ndërsa ngriti të dy duart nga qielli.
Maradona e mbylli karrierën me Newell's Old Boys dhe fanella që mbante Messi ishte pikërisht e këtij ekipi.
Goli i Messit:
Lexo edhe:
VIDEO/ “Poker” i Barçës ndaj Osasunas, Messi ia dedikon golin Maradonës