Me maskë oksigjeni Gega ndjek Kukësin edhe nga Turqia/ Gazetari: Kampion, mos u vono
Kukësi arriti të fitojë në transfertën e vështirë të Shkodrës ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-4.
Ishte fitorja e dytë e verilindorëve në këtë kampionat pas asaj ndaj Laçit në mesjavë.
Lexo edhe:
Partizani “poker” Skënderbeut, Kukësi triumfon në Shkodër
Por edhe pse në Turqi dhe jo në kushte të mira shëndetësore, tekniku Skënder Gega e ka ndjekur ekipin e tij përmes celularit.
Siç shihet në foto, tekniku tropojan shihet me maskë oksigjeni të vendosur teksa sheh ndeshjen.
Lidhur me këtë postim ka reaguar edhe gazetari i njohur Artan Hoxha.
"Kampion, mos u vono. Kthehu shpejt!!! Na ka marrë malli!!!Mezi po të presim...", shkruan Hoxha.

Pak ditë më parë, ish trajneri i Partizanit dhe Shpresave u nis drejt Turqisë pas komplikacioneve shëndetësore të shkaktuara nga Covid-19.
Lexo edhe:
Rëndohet gjendja shëndetësore, trajneri i Kukësit niset me urgjencë drejt Turqisë