VIDEO/ Përmbysje dramatike/ United fitore në frymën e fundit. Cavani bën heroin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2020, 17:14
Manchester United ka arritur një përmbysje dramatike në Premier League.
“Djajtë e Kuq”, ishin në disavantazh të 2 golave ndaj Southampton në 45 minutat e para, teksa arritën të shënonin 3 herë në pjesën e dytë.
Heroi i sfidës ishte sulmuesi urguajan, Edison Cavani.
I futur në fushë në pjesën e dytë, sulmuesi realizoi dopietë në minutat 74 dhe 90+2’ si dhe asistoi në minutën e 60-të te goli i shënuar nga Bruno Fernandes.
Përmbledhja e ndeshjes: