Arrestohet 34 vjeçari në Tiranë, shiste heroinë dhe metadon në afërsi të shkollave

Policia ka arrestuar një 34 vjeçar në Tiranë nën akuzën se shiste lëndë narkotike si heroinë dhe metadoni në afërsi të shkollave.

Gjatë një kontrolli në banesën e 34 vjeçarit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve sekuestruan 23 doza me lëndë narkotike kanabis, 19 tableta metadon, një sasi me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, një sasi lekësh dhe 1 aparat celular, në cilësinë e provës materiale, thuhet në njoftimin e policisë

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi E. T., 45 vjeç, pasi i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, të cilën ia ka blerë shtetasit Xh. H.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.