COVID-19 shtyn gjyqet tek Gjykata e Posaçme, nga 7 gjyqtarë, 3 të karantinuar në shtëpi

Pandemia e koronavirusit ka pezulluar dhe një pjesë të proceseve gjyqësore edhe në Gjykatën e Posaçme kundër krimit e Korrupsionit.

Gazetarja e Ora Neës, Keti Banushi informon se nga 7 gjyqtarë 3 nuk paraqiten fare në punë.

Mungesa e gjyqtares u bë shkak edhe për shtyrjen e seancës ndaj ish gjyqtares Mimoza Margjeka.

Mungoi gjyqtarja e çështjes. Margjeka akuzohet nga SPAK për korrupsion, pasi nga përgjimet e Prokurorisë së Posaçme rezultoi se, Margjeka ka marrë 6000 euro në këmbim të nxjerrjes së Orion Balit nga qelia kundrejt “garancisë pasurore”.

Së bashku me Margjekën në atë kohë SPAK mori nën hetim edhe bashkëshortin e gjyqtares, Arben Cara, avokatin e Balit, Skënder Demiraj, vëllanë e të pandehurit Nejton Balin dhe sekserin Klaudjo Zhilla.