BOOM - Veliaj gënjeu për studentët që do punësoheshin në godinat e Qytet Studentit
Në vitin 2019, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj dhe Kryeministri, Edi Rama inspektuan punimet ne Qytet Studenti se bashku me Drejtoreshën e Rezidencave Studentore.
Veliaj i deklaroi Rames se ai dhe drejtoresha kishin menduar qe studentet qe jetojnë ne konvikt do te kenë mundësi edhe te punësohen ne këto godina pa u shkëputur nga studimet.
Veliaj: Kemi një ide shume te mire me Anilen: Në qytetin studenti, ne punësojmë shumë staf, recepsionistë, administratorë, etj.. Çdo gjë ka nevojë për t’u mirëmbajtur. Menduam që ideja më e mirë, meqë specialistët janë më paga minimale, është që ne mund të punësojmë studentë. Pra, do të hapim disa vende pune dhe do t’u themi që kemi disa vende pune si administratorë. Po u prishën dushet, po ndodhi diçka, apo ndonjë problem tjetër kemi një administrator që është një prej studentëve.
1 vit me pas, Emisioni BOOM beri një vëzhgim ne godinat e Qytet Studentit për te pare se sa studente janë punësuar ne konvikt
Në 5 godina disa administratore u përgjigjen qe se kishin dëgjuar asnjëherë këtë lajm, ndërsa te tjerat thanë që është dëgjuar, por nuk ka funksionuar.
Madje njëra tha se edhe në sallën e leximit është një administratore grua me fëmijë, jo studentë.
BOOM pyeti edhe tek drejtoria me dhe u përgjigjen:
BOOM: Kam motrën që do të vijë të jetojë në Qytet Studenti, njëkohësisht të fillojë dhe punë që të paguhet.
Drejtoria: Ku të paguhet?
BOOM: Në Qytet Studenti.
Drejtoria: Këtu janë të gjithë të punësuar. Nuk e kemi praktikë pune… Çdo godinë ka administrator, nuk kemi nevojë për studentë për të administruar katin. Ajo mund të jetë përgjegjëse kati, por nuk është me pagesë.
BOOM: Ajo tha që lali Eri e ka premtuar.
Drejtoria: Ta gjejë me lali Erin pra, se këtu nuk ka kështu.
