U dërgua me urgjencë për në Greqi, spitali tregon për gjendjen e Janullatos pas infektimit me Covid-19

Spitali “Evangelismos" në Athinë ka reaguar për herë të parë për gjendjen shëndetësore të Kryepeshkopit Anastas Janullatos pas infektimit me Covid-19.

Janullatos mësohet se është në gjendje të qëndrueshme, ndërkohë që ka shfaqur simptoma të lehta në sistemin e frymëmarrjes dhe temperaturë.

Pak më parë gazetari i njohur grek, Yannis Koutsomitis ka treguar se ai po lufton për jetën në një spital në Athinë.

Kryepeshkopi Ortodoks Anastasi i Shqipërisë po lufton për jetën e tij në një spital të Athinës, pas infektimit me Covid-19. Lutemi për shëndetin e Tij”, shkruan  Koutsomitis në Twitter.

Kryepeshkopi Janullatos u dërgua dje në shetin fqinj me një avion ushtarak për shërbim më të specializuar.