Makina përplas biçikletën në aksin Korçë-Pogradec, shoferi i mjetit e transporton të plagosurin në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2020, 16:24
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas.
Sipas burimeve mësohet se një mjet ka përplasur një shtetas me biçikletë, e për pasoje ky i fundit ka marrë lëndime të shumta në trup.
Ka qenë drejtuesi i mjetit ai që ka bërë te mundur transportimin e të plagosurit në spital, ndërsa policia po heton për shkaqet e aksidentit.
Drejtuesi i mjetit do të shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.