"E mira dhe e keqja" Spitalet e covid me sytë e Ramës e Bashës
Situata në spitalet e Covid ka vënë sërish përball kryeministrin Rama dhe kreun e PD Basha. Kreu i qeverisë ka postuar pamje nga infektivi ku reklamohet shërbimi ndaj pacientëve.
Por në të kundërt kryeopozitari publikoi denoncime të familjarëve dhe mungesë të vendeve e shërbimeve.
Akuzave të opozitës për kaos në spitalet e covid dhe për keqmenaxhim të pandemisë, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur duke postuar një video nga infektivi, ku reklamohet shërbimi ndaj pacientëve.
Këtyre pamjeve Rama i ka shtuar dhe citimin kundër opozitës duke i cilësuar reagimet lehaqenie të çakërdisura opozitarizmit vulgar, agresiv, gënjeshtar
I menjehershëm ishte edhe reagimi i kryedemokratit i cili po ashtu postoi anën e kundërt të qeverisë
Loja në rrjete sociale është pasuar nga Rama që shprehet se një opozitë që asnjë sëmundje që bie një herë në shekull nuk gjen dot forcë të bëhet bashkë me shumicën nuk i duhet as dreqit e jo me popullit shqiptar
Por për Bashën këto qëndrime janë një dështim i madh dhe se askush nuk mund të përtypë më propagandën e kryeministrit Rama