Drejtori i OBSH tregon shtresat që do ta marrin të parët vaksinën

Drejtori i OBSH për Europën Hans Kluge në konferencën e përbashkët me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tregoi se cilat janë shtresat e para që do të përfitojnë vaksinën antiCovid kur kjo e fundit të aprovohet.

"Vaksina është ajo që ne e quajmë një e mirë globale, pavarësisht vendeve me të ardhura të larta, të ulëta, ose 1 % e popullsisë duhet të ketë akses. OBSH ka punuar në atë që quhet një kornizë alokimi, kush do jenë të parët. 20% e popullsisë që ka prioritet do të ndahen në tre nëngrupe. 3% do ta marrin menjëherë kur të aprovohet, siç janë stafet mjekësore, pastaj përqindja tjetër janë grupmosha mbi 65 vjeç dhe përqindja tjetër që mbetet janë ata që kanë sëmundje koronare apo sëmundje të tjera që janë të dëmshme dhe futen në grupin e rrezikut. "- tha kreu i OBSH

Kreu i OBSH tha se është rënë dakord që vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë nga kjo vaksinë dhe se nuk do lejohet që të ndodh e njëjta situatë si në valën e parë me maskat.

"Në një takim me përfaqësues të BE kemi rënë dakord që vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë nga kjo vaksinë. Kjo është përsëri një test për solidaritetin global dhe jam shumë optimist se Komiteti i ka marrë mësimet nga vala e parë pasi solidariteti nuk ka qenë në një shkallë të duhur sidomos në lidhje me maskat por nuk do ta lejojmë që të kemi një situatë të tillë në këtë rast."- u shpreh ai