Prostitucion në 'qendrën e masazhit', Gjykata le në burg menaxherin 35-vjeçar

Gjykata e Tiranës lë në burg menaxherin e qendrës së masazhit "Delir", i akuzuar për prostitucion.

Togat e zeza të kryeqytetit kanë pranuar kërkesën e prokurorisë ndaj 35 vjeçarit.

Provat kryesore të prokurorisë janë një bllok shënimesh të vajzave qe prostitutonin dhe shënoni orare dha gadishmërinë për të kryer prostitucion si dhe dëshminë e 4 vajzave që po hetohen në gjëndje të lirë.

Vetë 35-vjeçari ka mohuar akuzat përpara gjykatës por kërkesa e tij është rrëzuar nga gjykata.

Qendra e masazhit në të cilën kryhej aktiviteti i paligjshëm ndodhet në afërsi të gjimnazit “Petro Nini”, pranë sheshit Willson.

Mësohet se vajzat që janë përdorur për prostitucion janë të moshës 20- 30 vjeçe, ndërsa menaxher i saj ishte shtetasi Fatjon Hyka.

Klientët që kanë marrë shërbime seksuale në këtë qendër janë kryesisht të huaj, ndërsa shumat që paguanin për shërbimin variojnë nga 5 mijë deri në 30 mijë lekë.