Vlorë/ Konsumoi fostoksinë, niset me urgjencë për në spital 49 vjeçarja

Një 49 vjeçare është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës pasi dyshohet se ka konsumuar një sasi fostoksine.

Shtetasja me iniciale H.Xh. mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.