Drejtori i OBSH: Nëse maskat do mbaheshin rregullisht do kishim shpëtuar 260 mijë jetë njerëzish

"Nëse do të rritej mbajtja sistematike e maskave deri në 65% deri në 90% si në Singapor së bashku me një kontroll strikt të grumbullimeve ne mund të kishim shpëtuar deri në 260 mijë jetë njerëzish që në fillim të shkurtit"- kështu u shpreh kreu i OBSH për Europën Hans Kluge në konferencën e përbashkët me Ministren e Shëndetësisë

" Nuk mund të lëmë pa vlerësuar ndikimin e lodhjes prej pandemisë,janë zhvilluar studime në shumë vende dhe njerëzit me të vërtetë po lodhen prej masave kufizuese sepse kjo është një krizë që po zgjat. Ne nuk duhet vetëm të tregojmë me gisht atë komunitet që nuk po pranon këto rregulla kufizuese por duhet të kuptojmë se çfarë i pengon ato shtresa të popullsisë të mos mbajnë maskë apo mos të respektojnë distancën sociale. E dimë se në rajonin e OBSH për Europën, nëse do të rritej mbajtja sistematike e maskave deri në 65% deri në 90% si në Singapor dhe të kishte një kontroll strikt të grumbullimeve ne mund të kishim shpëtuar deri në 260 mijë jetë njerëzish që në fillim të shkurtit. "- tha kreu i OBSH