Krisafi: Më shumë kemi parë si është veshur Rama, se sa investime kemi marrë nga BE, të fundit në rajon

I ftuar në Ora News, profesori Ledion Krisafi u shpreh se ne në media kemi parë më shumë se si është veshur kryeministri shqiptar, se sa investimeka marrë vendi ynë nga BE.

Ai tha se Samiti i Sofies i ka rregulluar pak situatën, pasi kemi marrë 2 nga 6 projektet që janë dhënë aty.

Ledion Krisafi: Ne në media kemi parë më shumë se si është veshur kryeministri shqiptar, se sa investime ka marrë vendi ynë nga BE. Shqipëria ka marrë më pak se sa edhe Mali i Zi që ka rreth 600 mijë banorë. Ne jemi të fundit në rajon sa i takon këtij aspekti. Samiti i Sofjes i ka rregulluar pak situatën, pasi kemi marrë 2 nga 6 projektet që janë dhënë aty. Vendi ynë ka ngelur te dy projekte.

Unë mendoj se është aftësia e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të thithur këto investimeve. Vendet e ish-Jugosllavisë kanë një avantazh pasi kanë një ndërlidhje më në gjendje se vendi ynë dhe e kanë shumë më të lehtë për tu lidhur. Ne nuk kemi lidhje me Maqedoni në dhe Kosovën. Atyre u duhet një rinovim, ndërsa ne na duhet një rindërtim nga fillimi.

Për Krisafin problemi kryesor në vendet e Ballkanit Perëndimor ka qenë procesi i tenderimit.

Ledion Krisafi: Problemi kryesor në vendet e Ballkanit Perëndimor ka qenë procesi i tenderimit. Të gjitha vendet e rajonit kanë vëmendje nga korrupsioni. Ka një tërheqje dhe një ndarje në pjesë për këtë arsye. Shqipëri ka pasur vazhdimisht probleme dhe nuk ka fituar ndonjë projekt të programit të Berlinit. Një ndër arsyet ka qenë administrata që ka fuqi të vogël. Kjo pasi administrata ndryshohet sa herë një parti e re vjen në pushtet. Ne nuk kemi luksin që të ndryshojmë administratën sa herë kemi zgjedhje.

Krisafi shtoi se Serbia është qendra e Ballkanit Perëndimor, pasi ka një strukturë administrative shumë më të mirë se sa vendet e tjera.

Ledion Krisafi: Serbia është qendra e Ballkanit Perëndimor. Ka një strukturë administrative shumë më të mirë se sa vendet e tjera. Ekspertët më të mirë që ka Serbia janë të lidhur më BE-në. Në vendin tonë kjo gjë mungon. Ne detyrohemi që të marrin ekspertizë private. Minishengeni ka pasur debate të mëdha. Minishengeni i mbivendoset procesit të Berlinit, pasi minishengeni nuk ka projekte konkrete.