Covid-19/ Basha takim me mesuesë: 7 në 10 shkolla nuk kanë as ujë të rrjedhshëm
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me mësuesë, të cilët po pë[rballen me vështirësitë që shkakton pandemia e Covid-19.
Sipas liderit të opozitës, në rang vendi janë 540 mësues të prekur ose të karantinuar dhe afro 1200 nxënës.
“Në të gjtihë vendin, sipas informacioneve të marra, mendohet se janë 540 mësues të prekur ose të karantuar dhe afro 1200 nxënës dhe e dimë se kemi pasur midis arsimtarëve një numër shumë të lartë humbje jete në krye yë detyrës, si në Pogradec, Paskuqan, Shkodër...A mund të ishin shmangur këto ngjarje tragjike?!", deklaroi Basha.
"I propozuam që në fillim qeverisë të merrte masat. 7 në 10 shkolla nuk kanë as ujë të rrjedhshëm. Të vetëdijësojmë dhe mbrojmë njëri-tjetrin", vijoi më tej kreu i PD-së.
Viktimat nga rradhët e trupës së arsimtarëve nuk kanë qenë të pakta, teksa qeveria vijon të injorojë nevojat dhe kërkesat e këtij sektori jetik në edukimin e brezave të ardhshëm.