Mësuesit i qajnë hallet Bashës: Po bëjmë dyfishin e punës, paguhemi si para 18 vjetësh
Në takimin që kreu i opozitës Lulzim Basha janë zbuluar fakte të rënda të abuzimit me punën e mësuesve në këto vit të vështirë pandemie, të cilët, ashtu si dhe mjekët e infermierët po përballen me një dyfishim dhe ngarkesë në punën e tyre.
Por, për ironi, ata paguhen nga qeveria sipas një vendimi të para 18 vjetëve.
“Unë vij nga Fieri. Jam Alketa Lugaj, mësuese në gjimnazin Janaq Kilica. Kemi filluar një vit të vështirë, kemi qenë të vetëdijshëm që do të kishim sfida në këtë vit pandemie, gjithsesi e filuam me besimin se do t’ia dalim mbanë, edhe me atë vullnetin, pasionin e dashurinë që kanë mësuesit për punën, por ky vullnet, ky pasion, kjo dashuri për punën më duket sikur keqpërdoret nga qeveria.
Ngarkesa e tepërt mësimore që nuk na tremb, por nuk është vlerësuar sa duhet. Secili prej nesh këtu ka dhënë dyfishin e orëve këto ditë dhe këto javë.
Në qoftë se një mësues ka dhënë më para mësim në 5 klasa, tani jep në 10 klasa, në qoftë se ka dhënë 20 orë mësim, tani jep 40 orë mësim dhe është dyfish i punës, pavarësisht se shpeshherë na llogaritet ajo ora e mësimit me minuta, sikur punojmë më mëditje.
Ndërkohë, ora e mësimit 45 minuta, 30 minuta për mësuesin ka të njëjtën ngarkesë, që do të to është dyfishi i ngarkesës, i lodhjes që nuk vlerësohet me dyfshimin e rrogës, përkundrazi kanë gjetur një pagesë për orë për mësuesin duke llogaritur minutat, çdo minutë dhe mësuesi paguhet me nje pagesë që akoma është me një udhëzim të Ministrisë së Financave të vitit 2002, ndërkohë që rrogat e mësuesit kanë ndryshuar.
Nuk përkon me pagën reale sot të mësuesve, paguhet deri 7 orë në javë ndërkohë që ka mësues që bëjnë deri në 8 orë suplementare në javë edhe 9 orë, edhe 10 orë, po nuk e di nga e kanë gjetur një urdhër të brendshëm të financave, jo më shumë se 7 orë"
Ata denoncuan mungesën e masave nga ana e qeverisë, ndërsa u shprehën se në shkolla nuk gjen as edhe një pako me aspirina.
Madje, sipas tyre, ka kolegë që nuk e tregojnë infektimin me Covid pasi kanë frikë se humbin vendin e punës.
Ja çfarë deklaruan disa prej mësuesve:
Mësuesja Aida Sema: 18-20 mësues në infektivin e spitalit të Lushnjës. Ditën e enjte një nga koleget tona të qytetit të Lushnjës, ka humbur jetën. Nuk u morën masat, nuk u dizinfektuan shkollat. Lushnja e frikësuar. Punojmë duke e ditur që po përballemi me virusin.
Mësuesja Irma Marku: As që bëhet fjalë për orarin e ndërmjetëm për dezinfektimin e klasave. Nuk ka mësues zëvendësues, orët shtesë nuk paguhen. Jemi kthyer në shkolla e whatsapp-it. Kam nxënëse të deklaruar me Covid dhe të infektuar prej tyre. Nuk ka asnjë mënyrë që nxënësit me COVID të ndjekin mësimin.
Mësuesi Arjan Peraj: Drejtimi despotik që i po i bëhet arsimit, ka bërë që shpesh herë mësuesët dhe kolegët tonë padashje të fshehin rastet. Shumë mësues nga frika se nuk kthehen më në arsim e fshehin faktin që po kalojnë COVID-in.
Mësuesja Alketa Luga: Po japim dyfishin e orëve këto ditë dhe këto javë.
Mësuesja Rudina Alla: Mësimi po bëhet me mësuesë praktikantë, të pakualifikuar për mësimdhënie. Tani ministria na ka premtuar që janë 1000 mësues në dispozicion për të zëvendësimin e këtyre mësuesëve që dalin me Covid. Në një shkollë të Elbasanit sot janë identifikuar 7 mësues me covid-19. Nuk kemi nga ta dimë ne që këto mësues nuk janë mbartës të virusit.
Ndërsa mësuesja Enkeleda Skënderi u shpreh: “Në shkolla nuk ka as një pako aspirina”.
Sipas mësuesve të pranishëm në takim, në shkolla mungojnë mësues mbështetës, mungojnë psikologët shkollorë. Sipas tyre, nxënësit qëndrojnë deri në 10 ditë pa mësim fare.