Cërrik, kryebashkiaku nuk rregullon as rrugën 2 km larg bashkisë
“Do jem përfaqësuesi i të gjithë qytetarëve të Cërrikut pa dallim, duke i përfaqësuar denjësisht këtë katër vjeçar bashkë me këshillin bashkiak” do të deklaronte kryebashkiaku i Cërrikut Andis Salla në një takim me qytetarët më 1gusht 2019.
Por 15 muaj nga ky premtim i kryebashkiakut të Cërrikut rezulton vetëm një zotim elektorale i pambajtur përballë banorëve të Lagjes Numër 3.
Vetëm 2 km nga zyrat e Bashkisë, por kryebashkiakut të 30 qershorit ende nuk i ka rënë rruga nga kjo zonë, që siç tregojnë banorët nuk ka asnjë shenjë që është pjesë e qytetit.
“Këtu vijnë kur duan votat dhe më mbrapa nuk bëjnë asgjë, rrugët janë të pashtruara siç e shikoni vetë . Këtu nuk është bërë asnjë investim”, shprehen banorët.
Rruga, kanalizimet dhe ndriçimi janë tre shqetësimet kryesore për të madh e të vogël që jeton aty.
“Në këtë lagje nuk është vënë një dritë, nuk është shturar një rrugë të kalojmë si njerëzit. Kur kalojmë natën këtu kemi frikë se nuk ka asnjë dritë”, shprehen banorët.
Në kushtet e asaj që e cilësojnë harrëse nga bashkia kanë ndërhyrë vetë për të bërë rrugën të kalueshme në ditët me diell, ndërsa në kohë me shi, thonë se duhet të veshin çizmet.
“Këtë rrugën këtu e ka shtruar djali im, se bashkia nuk ka bërë asgjë”, shprehen banorët.
Papunësia dhe mungesa e infrastrukturës mbetën dy problematikat kryesore që kanë ndikuar në braktisjen e Cërrikut nga Banorët.