"Habilaj"/ Zhvillohet në Catania seanca e rradhës, ja çfarë pretendojnë avokatët
Është zhvilluar paraditen e sotme në Gjykatën e Apelit të Catanias, në Siçili, seanca e rradhës në proecesin "Habilaj" ku në bankën e akuzës janë vënë 15 anëtarët e një grupi trafikantësh droge të drejtuar nga dy vellezër shqiptarë Moisi e Florjan Habilaj.
Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, trafik armësh e organizim i struktururar kriminal me një aferë krimininale prej 20 milionë eurosh, ndërsa u arrestuan gjatë operacionit të koduar "Rosa dei venti" në tetor të 2017.
Dosja hetimore e këtij operacioni përfshiu dhe ish ministrin e brendshëm të qeverisë Rama, Saimir Tahiri.
Gjatë seancës së sotme kanë mbajtur fjalën avokatët mbrojtës të disa prej të akuzuarve, ndërsa avokatët mbrojtës të Mois Habilaj kanë folur në seancën e shkuar.
Seanca e rradhës është vendosur të zhvillohet më datë 17 dhjetor 2020, ndërsa ende nuk është përcaktuar se kur do të jetë data e vendimit final të këtij procesi gjyqësor që po shkon drejt fundit.
Moisi Habilaj, i konsideruar kreu i bandës së narkotrafikantëve italo-shqiptarë, vazhdon prej disa muajsh të qëndroj në arrest shtëpiak në banesën e një familjari në provincën e Catanias.
Gjykata e shkallës së parë më datë 19 qershor 2010 e ka dënuar Moisi Habilaj me 15 vite, 5 muaj e 10 ditë burg, vendim që u apelua nga avokatët e tij mbrojtës.
Për RTV Ora, avokatët e tij mbrojtës kanë deklaruar se shpresojnë për një modifikim të vendimit të shkallës e parë e në favor të kërkesave të prezantuara nga ata.
Gjithashtu janë dënuar në shkallë të parë dhe të gjithë anëtarët e tjerë të këtij grupi kriminal.
Nazer Seitaj i konsideruar financieri i grupit është dëniar me 7 vite, 4 muaj e 26 ditë burg, e 1 vit më shumë se sa kishte kërkuar pala akuzuese.
Meridian Sulaj, me 8 vite e 4 muaj burg,
Antonino Riella me 14 vite burg, Vincenzo Spampinato me 10 vite e 2 muaj burg. Angelo Busacca me 7 vite e 4 muaj burg, Gianluca Passavanit me 4 vite e 10 mijë e 667 euro gjobë.
Giuliano Rosario 2 vite, 4 muaj burg e gjobë 4 mië e 700 euro.
Giuseppe Grebo 3 vite e 4 muaj burg e 4 mijë e 760 euro gjobë.
Sipas dokumentave zbardhura nga RTV Ora, 7 pikat kryesore të mbrojtes së Moisi Habilaj janë:
1. heqja e akuzës së pjesëmarrjes në organizim për trafik ndërkombëtare lëndësh narkotike
2. heqja e akuzës së pjesëmarrjes në organizim kriminal të armatosur
3. heqja e akuzës së pjesëmarrjes si kreu i organizatës kriminale
4. heqja e akuzës së pjesmarrjes në aktivitet kriminal ndërkombëtar
5. heqja e akuzës së pjesëmarrjes në grupim kriminal me 10 persona
6. masa lehtësimi pasi ka sqaruar pozicionin e tij
7. Dhënia e minimumit të dënimit duke patur parasysh masat lehtësuese.