Lul Berisha "mund" OFL: Pas BMW-së, i rikthehen edhe 2 milionë litra naftë
Ish-anëtari i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, ka fituar një tjetër betejë me Operacionin e Policisë Forca e Ligjit pasi gjykatat i kanë kthyer të tjera pasuri të bllokuara. Pas rikthimit të makinës së blinduar, Gjykata Administrative në Tiranë ka liruar nga bllkokimi edhe licencat e sekuestrura për tregtim karburanti në portin e Durrësit ndërsa prokuroria ka hequr sekuestron e 2 milionë litrave naftë që ishte bllokuar pas nisjes së hetimeve nga policia.
Lulzim Berisha dhe avokatët e tij shënuan një tjetër fitore ndaj sektorit të Operacionit Forca e Ligjit në Policinë e Shtetit pas lirimit të makinës së blinduar muajin e kaluar të cilën e mbante me autorizimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Gjykata Administrative e Apelit i ka kthyer Lulzim Berishës edhe licencat e sekuestruara të komopanisë që furnizonte me karburant Portin e Durrësit.
Vendimi është marrë pak javë me parë nga gjykata Administrative ne Tiranë ndërsa diten e djeshme, 11 nentor, pas këtij vendimi Prokuoria e Durrësit ka vendosur ti rikthejë Lul Berishës edhe sasinë prej 2 milionë litra naftë që ia kishte sekuestruar në momentin e dërgimit të formularit nga OFL.
Lexo edhe: Më 23 tetor Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do ti rikthente BMW-në e sekuestruar Lulzim Berishës
Berisha është hetuar edhe nga ligji antimafia ku iu sekuestruan disa pasuri ndërsa pas aktitit normativ te qeverisë për Operacionin Forca e Ligjit u konsiderua subjekt i këtij ligji dhe në 23 tetor 2020 iu sekuestrua me bujë makina e blinduar si dhe licenca e kompanisë që furnizonte me naftë Portin e Durresit e cila rezultonte ne emër të së motrës Luljeta Berisha.
Pavarësisht se prokuroria ka apeluar vendimet e gjykatave sërish Lulzim Berisha është nje nga subjektet që tregoi se Operacioni Forca e Ligjit ka dështuar me sekuestrot e pasurive të personave të cilët i ka konsideruar subjekt te këtij ligji, dhe madje në disa raste u ka çertifikuar atyre pasuritë që posedojnë. Kjo duket nga vendimet e gjykatave të cilat në të shumtën e rasteve nuk kanë pranuar kërkesat për sekuestro
Çfarë i sekuestroi OFL Lulzim Berishës:
-Pasuria në zonën kadastrale 8514, lloji pasuri truall me sipërfaqe 6660.50 m2, regjistruar në emër të shtetases Luljeta Berisha.
-Pasuri në zonën kadastrale 8514 me sipërfaqe totale 22940 m2 regjistruar në emër të shtetases Luljeta Berisha.
-Pasuri në zonën kadastrale 8514, ndërtesë me sipërfaqe totale 1997.50 m2 regjistruar në emër të Luljeta Berishës
-Pasuri në zonën kadastrale 8514, ndërtesë me sipërfaqe totale 2263 m2 regjistruar në emër të Luljeta Berishës
-Pasuri në zonën kadastrale 8514, ndërtesë me sipërfaqe totale 52 m2 regjistruar në emër të Luljeta Berishës.
-Pasuria në zonë kadastrale 8515 trupa me sipërfaqe 200 m2, ndërtesë me sipërfaqe 168 m2, regjistruar në emër të Luljeta Berishës.
-Truall me sipërfaqe 175 m2 dhe 55m2 ndërtesë, regjistruar në emër të A.A dhe shtetases R.A.
-Ullishte me sipërfaqe 6000 m2 e cila ka kaluar në favor të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara (Lulzim Berisha)
-Ullishte me sipërfaqe 9000 m2 e cila ka kaluar në favor të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara (Lulzim Berisha)
-Arë me sipërfaqe 4000 m2 e cila ka kaluar në favor të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të sekuestruara dhe konfiskuar (Lulzim Berisha)
-Arë me sipërfaqe 2250 m2 në pronësi të Adem Berisha.
-Një ullishte me sipërfaqe 1500 m2 e cila ka kaluar në favor të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara (V. Berisha)
-Ka një aktivitet si person fizik në emrin Lulzim Berisha në lagjen numër 4 Rruga "Skënderbej", pasuria nr 4/20, zona kadastrale 8514.
-Është aksioner në shoqërinë "Rajan 2007" me objekt tregtimi brenda dhe jashtë vendit të hidrokarbureve, naftës, gazit etj, me 40% të aksioneve
-Posedon një automjet autoveturë BMW të blinduar prodhim i vitti 2010
-Llogari bankare në një bankë në Fushë-Krujë për subjektin "Bar kafe".