Durrës: I riu thyen orën policore, lëviz me 3 kg drogë në makinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2020, 10:42
Një 21 vjeçar është arrestuar pasi në makinën e tij u gjetën 3 kg drogë. I arrestuari është I. D., 21 vjeç, me precedent të mëparshëm kriminal.
Sipas policisë në Sukth, Durrës kanë ndaluar për verifikim mjetin me drejtues shtetasin I. D., të cilit i kanë kërkuar lejen e lëvizjes dhe më pas kanë ushtruar kontroll fizik në mjet për sende të kundërligjshme.
Gjatë kontrollit në mjetin tip "Benz", shërbimet e Policisë kanë konstatuar një sasi lënde narkotike të dyshuar si cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.