Kosova në kërkim të një Presidenti, Koka: E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet

Pas dorëheqjes së Presidenti Thaçi dhe arrestimit të tij nga prokuroria speciale në Hagë, në Kosovë kanë nisur diskutimet për Presidentin e ri.

Gazetari, Bledian Koka, thotë se makinacionet politike nuk çojnë asgjekundi dhe e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e reja.

Koka: Politika kosovare njëherë në gjashtë muaj, njëherë në dy vjet kthehet në pikën zero. Në raport me Shqipërinë ne jemi defiçitarë.Janë ende në kohë për tu futur në hullinë e drejtë, gjasat janë shumë të vogla se ndoshta ndjekin shembullin e keq të Shqipërisë. Por shpresojmë që në fund të ditës të prodhohet një gjë e mirë, gjë e mirë prodhohet përmes zgjedhjeve. Kulisat kanë treguar më shumë se njëherë se bashkimi i votave, lëvizja e forcave politike për interesa të momentit nga një palë në një palë tjetër nuk krijon besim dhe dëmton besimin e  qytetarëve te politika. Kjo është pika më e fortë e VV, konsistenca në politikë.Ndërkohë Ramush Haradinaj, PDK, LDK, Behgjet Pacolli që bëjnë ato kërcimet pindarike gjithnjë e më shumë humbasin pikë dhe zvetnohen në sytë e qytetarëve të Kosovës.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana