Akuzat e Bashës, reagon Rama: Kjo opozitë nuk i duhet as dreqit, jo më shqiptarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2020, 08:47
Pas reagimit në Facebook të liderit të opozitës Lulzim Basha, i cili përsëriste akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij ka humbur kontrollin mbi pandeminë, vjen edhe përgjigja e kreut të qeverisë.
Përmes një postimi në Twitter, Rama e akuzon Lulzim Bashën dhe Opozitën se, edhe për një sëmundje që vjen një here në shekull, ajo nuk bëhet me shumicën.
"NJË OPOZITË QË AS NË NJË SËMUNDJE QË BIE NJË HERË NË SHEKULL NUK GJEN DOT FORCË TË BËHET BASHKË ME SHUMICËN NUK I DUHET AS DREQIT E JO MË POPULLIT SHQIPTAR!”, shkruan kryeministri në përgjigjen e tij.
