Maliqi: Pasi i varfëroi tani Ramziu dhe Rilindja e tij po i rrjep shqiptarët edhe në dyluftimin me vdekjen
Deputeti i Opozites Lefter Maliqi në një postim në facebook akuzon qeverinë se jo vetëm i ka varfëruar shqiptarët por po i rrjep ne dyluftimin me vdekjen.
Postimi i Maliqit
Të dashur shqiptarë! Keqardhje e madhe që jemi të detyruar të durojmë deri në Prill, këtë qeveri të papërgjegjshme, që edhe këta muaj të mbetur, po na e pi gjakun pamëshirshëm.
Duke e patur mendjen te babëzia e korrupsioni, kjo qeveri po merr jetët e shqiptarëve me neglizhencë dhe papërgjegjshmëri në sistemin shëndetësor.Secili nga ju tashmë e ka provuar të paktën me një rast infektimni në rrethin e njohur, dhe e dini fare mirë se si është realiteti, që nuk ka asnjë lidhje me propagandën që bën përditë Rilindja.
Në rastin më të mirë, tamponi të merret 3-4 ditë me vonesë nga momenti i kërkesës së qytetarit, shto edhe 3-4 ditë të tjera kur të vjen përgjigja, dhe bëjeni vetë llogarinë fatale.
Sikur kjo të mos mjaftonte, shqiptarëve që po kurohen privatisht në banesë, vetëm një prej ilaçeve të domosdoshme, e që shitet kontrabandë dhe vetëm me mik, kushton 300 euro.
Bëjeni vetë llogarinë se sa shkon fatura rrjepëse e të gjithë fazës së kurimit.
Ndërsa Ramziu çon ERTV-në ekskluzivisht në spitale për të bërë filma propagandistiko-elektoralë. Pikërisht në spitalet, ku 4 shqiptarë janë hedhur nga dritaret dhe kanë humbur jetën.
Pasi e varfëroi, shpopulloi, kriminalizoi, këtë vend, tani Ramziu dhe Rilindja e tij po i rrjep shqiptarët edhe në dyluftimin me vdekjen.Kjo është thjesht qeverisje fatale!