Pas makinës së blinduar Lulzim Berishës i kthehet edhe licenca për tregtimin me shumicë të naftës e gazit

Gjykata e Adminstrative i kthen licencat për tregtimin me shumicë të naftës e gazit Lulzim Berishës

Vendimi është marrë më 26 tetor.

Gjykata ka vendosur shfuqizim të Vendimit nr. 27, datë 06.05.2020 të Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimeve te Transportit Rrugor, dhe Urdherit nr 16, datë 08.05.2020 "Per revokimin e Licencës "Tregetimi me shumice i Naftes, Gazit, Nenprodukteve perfshire ato bio si dhe lendet djegese" me nr. LN-8067-08-2019 te subjektit “Rajan 2007” të Qendrës Kombëtare të Biznesit. Ligjërimin e masës së sigurimit të padisë, të vendosur me vendimin e datës 07.10.2020 të kësaj gjykate.

Rrëzimin e padisë për dhënien e vendimit me ekzekutim të përkohshëm. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palëve të paditura.

Lulzim Berisha u dënua në vitin 2012 me burgim të përjetshëm por më pas u lirua me kusht.

Pak ditë më parë i kthyen dhe makinën e blinduar.

Me 23 tetor 2020 Iu sekuestrua me bujë nga OFL, lirohet makina e blinduar e Lulzim Berishës