Prifti: Biden do t'i japë më shumë fuqi Evropës në lidhje me Ballkanin, do të doja më shumë ndikim amerikan
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, profesori Bledar Prifti u shpreh se fakti që mediat e kanë shpallur fitues Trumpin nuk do të thotë asgjë.
Prifti: Fakti që mediat e kanë shpallur fitues Trumpin nuk do të thotë asgjë. Pritet certifikimi i zgjedhjeve, kjo është e rëndësishme. Duhet kaluar në këtë proces ligjor pasi është shumë i shëndetshëm. Kjo i leverdis edhe Bidenit.
Ndërsa në lindjen e mesme, SHBA kanë një hapësirë që të implementojë një politikë të jashtme që bazohet në politikën e brendshme të lobimit. Gjatë presidencës Trump pamë një politikë të jashtme të lobit arab. Ndërsa tani janë presidencës Biden presim një lobim të fuqishëm nga Irani.
SHBA do të afrohet kundrejt Iranit dhe do të ketë një afrim të madh në marrëdhënie. Biden në vija të trasha ka thënë se do t'i japë më shumë fuqi Evropës në lidhje me Ballkanin. Unë do të doja një Amerikë më shumë të përfshirë në këtë çështje.