Pengmarrje në Vlorë

Një person u morë peng mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.

Personi, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur u mbajt për me forcë në një makinë nga një 34 vjeçar.

Sipas policisë, pengmarrja pasoi një konflikt të cilësuar për motive të dobëta, por blutë nuk japin më shumë detaje.

Disa orë më pas, në pranga është vënë autori i pengmarrjes

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M. D., 34 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, pasi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka marrë pa dëshirë, në mjetin e tij, shtetasin B. R., banues në Vlorë.

ndërsa po punohet për sqarimin e shkaqeve.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.