Vijojnë replikat/ Basha: Rama, je një dështim i madh. Ekonomia dhe shëndetësia në kolaps

Vijojnë replikat në distancë mes kreut të opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

Pas tweet-it të shefit të qeverisë, i cili akuzonte opozitën, e cila sipas tij nuk i vlen askujt, reagon sërish kryedemokrati, tashmë në Twitter.

Sipas Bashës, Rama është një dështim i madh, ndërsa bën një tjetër premtim për qytetarët.

"Ne do ta shërojmë Shqipërinë, do ti korrigjojmë dështimet e tua dhe do të sjellim shpresë të re për njerëzit"

Lulzim Basha: Rama je një dështim i madh. Sa shqiptarë duhet të vdesin që të ndalësh sulmet politike dhe përpjekjet për të na mbyllur gojën? Po të më kishe dëgjuar që para 6 muajsh, do t'ju kishe dhënë ndihmë financiare familjeve shqiptare dhe sot do të kishe një plan real kundër pandemisë.

Askush nuk e përtyp propagandën tënde fallso. Shëndetësia është në kolaps, të sëmurët nuk kanë pará për të blerë barnat e shtrenjtuara dhe ekonomia është në krizë. Ne do ta shërojmë Shqipërinë, do ti korrigjojmë dështimet e tua dhe do të sjellim shpresë të re për njerëzit.