Një tjetër infektim brenda qeverisë, ministrja Anila Denaj pozitive me Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2020, 09:29
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj infektohet me Covid-19.
Lajmin e bën të ditur vetë ministrja përmes një postimi në Facebook, përcjell Ora News.
Anila Denaj: "Të dashur miq, Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes.
Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale.
Ju uroj shëndet të plotë!"

Më herët janë infektuar edhe dy ministra të tjerë, Blendi Klosi dhe Belinda Balluku. Ndërsa nuk kanë munguar as infektimet mes deputetëve apo kryebashkiakëve.