Ora policore boshatis qytetet, në Shkodër policët kursyen gjobat natën e parë

Në të gjitha qytetet e vendit qytetarët dhe bizneset kanë respektuar orarin e karantinës. Veç patrullimeve të policisë dhe kategorive të lejuara për të qarkulluar rrugët kanë qenë të boshatisura deri në orën 6 të mëngjesit të kësaj të enjte.

Pak pas orës 22:00 të mbrëmjes së të mërkurës, 11 nentor qetësia mbuloi pothuaj të gjithë vendin.

Me hir a me pahir Shkodra iu bind urdhrit pasi në të kundërt patrullat e policisë kanë ndërhyrë. Mbrëmja e parë është shoqëruar pa gjoba por vetëm paralajmërim por në ditët e tjera nuk do ketë tolerim

Edhe bizneset ulën qepenët. Të vetmit në rrugë kanë qenë forcat e policisë, por edhe ndonjë që vrapon për t'i shëtuar gjobës

Në Vlorë, edhe pse këmbësorë pothuaj nuk kishte në rrugë, automjetet që lëviznin ishin të konsiderueshëm

Zotër të rrugës në Vlorë e Gjirokastër ishin këto kafshë

Në Fier, efektivë të shumtë policie kanë shtuar kontrollet mbi shoferët që lëviznin pas orës 22:00

Ndërsa në rrugët periferike, asnjë nuk lëvizte. Hyrja në fuqi e masave kufizuese për mospërhapjen e koronavirusit është respektuar nga qytetare dhe biznese

Në qetësi totale ishte edhe Fieri

Edhe në Elbasan gjithçka ishte e mbyllur. Të lejuar janë vetëm ato restorante me shebim delivery

Korçë qytetarët respektuan maksimalisht masat izoluese Në të gjitha zonat e qytetit të Lezhës pati patrullime të vazhdueshme nga uniformat blu deri në oren 6 të mëngjesit kohë kur lejohet lëvizja e lirë e qytetareve dhe hapja e bizneseve.