"Kush jemi ne që të ndalojmë ndarjen e Kosovës", Koka zbardh mbledhjen e Ramës me Ministrat
E ndërsa në Tiranë ka nisur gara politike kush është më patriot dhe atdhetar në raport me kontributet për çështjen e Kosovës, gazetari Bledian Koka rrëfeu një fakt interesat duke ju referuar burimeve të veta.
Për Rtv Ora, ai zbardhi diskutimet në një mbledhje qeveritare joformale në vitin 2018, kur "vlonte" debati për ndarjen e Kosovës.
Koka: E kam nga burimet e mia konfidenciale gazetareske.Në fund të 2018 kur diskutohej ndarja e Kosovës në një mbledhje jozyrtare të qeverisë shqiptare ka pasur debate. I është kërkuar nga Ministri Majko të mbahet një qëndrim për atë që po ndodhte në Kosovë pasi zërat për ndarjen e Kosovës ishin të fortë.Rama ka thënë se nëse ata duan ta ndajnë dhe të arrijnë një marrëveshje, kush jemi ne që të ndalojmë.
Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana