EMRAT/ Drogë dhe vjedhje me armë, ja 6 ish të dënuarit në Tiranë që OFL ju çon formularin

Operacioni Forca e Ligjit rikthehet në Tiranë ku ju çon formularët e vetëdeklarimit 6 personave, që të gjithë të dënuar më herët për vepra të ndryshme kriminale.

"Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë", shkruan OFL në njoftimin e saj.

EMRAT

Redi Gora (K.), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Florjan Hysa., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike";

Ylli Hakballa, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Altin Hoxha., banues në Tiranë, i dënuar në Gjermani për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Artur Konja., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Rinaldo Xhemo .(Filaj.), banues në Tiranë, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Sipas OFL, "këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme".