"Tanket vlla, kur do i nxjerrësh?"/ Batutat më pikante në rrjet pas hyrjes në fuqi të ndalim-qarkullimit

Sot në ora 22:00 hyn në fuqi akti I ri normativ, I cili ndalon qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve nga kjo orë deri në 06:00.

Nisur nga kjo në rrjetet sociale nuk kanë munguar batutat ndaj masës më të re të qeverisë.

Disa prej batutave më pikante në Facebook

AGIM XHAFKA

-Si e ke burrin, moj Ollgë?

-Keq, e shtrova në spital mbrëmë.Te cili pavijon?

-Te ajo autoambulanca e parafundit, majtas lulishtes. Targën nuk ia mbaj mend, por shoferin dëgjova që e thirrnin Njazi.

ERION KRISTO

-Ato tanket vlla, kur do i nxjerrësh, se na mori malli?

-Kam ca ditë që ndjek faqen e fejsbukut të Kryeministrit. Po që m'u mbush mendja që Shqipëria po bëhet?!

BRIKEN FEJZULLAI

-Në çdo 300 veta që shtrojmë; 100 i çojmë për kurim në Turqi, 180 i lëmë ta zgjidhin me Zotin, 16 i trajtojmë nëpër autoambulanca, 4 i hedhim nga ballkoni! ~ Oferta Manastirliu

EDI OGA

Pasi pa pamjet brenda spitalit infektiv në ERTV, Resmiu shkoi tek i vëllai i izoluar në shtëpi me Covid, e përqafoi gjatë dhe e puthi në të dy faqet:

- Ça bëre Resmi? Do sëmuresh! Ti je më i madh se unë! Do bëhesh për spital!

- Të lumtë goja!

***

Koronavirusi komandant:

- Shokë, nga e mërkura e andej, asnjë nga ju nuk do punojë më turni i tretë! Orari zyrtar i punës do të jetë 6.00 deri 22.00!

GENC SEJKO

Me dy gjëra krenohemi.

Me bilancin më të mirë në luftën ndaj Covidit dhe me hapjen e negociatave.

***

Më shumë teste? Jo!

Më shumë shtretër? Jo!

Më shumë respiratorë? Jo!

Më shumë mjekë? Jo!

Më shumë infermierë? Jo!

Më shumë ilaçe? Jo!

Më shumë mbështetje financiare? Jo!

***

Sipas videos së Ramës i bie që ata që hidhen nga dritarja hidhen nga gëzimi

***

Mos dilni jashtë nga ora 22.00-06.00

***

Imagjino! Ora 21.30 e ti je ne trafik ke QTU-ja

XHAXHI DOKTORI

Spitali COVID 8 do sjellë begatinë e Shqipërisë!