Hyn sot në fuqi ndalim-qarkullimi/ Ziu: Ja profesionet që përjashtohen. Ç'do t'ju kërkojë policia në rrugë

Policia e shtetit ka marrë masa për zbatimin e orës policore të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë kundër përhapjes së koronavirusit në vend. Zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës Dhimitraq Ziu tha se forcat e rendit do planizohet sipas komisariateve, duke vendosur postblloqe, me shërbime të lëvizshme, civile dhe të uniformuara.

Ne do ta kontrollojmë territorin në të gjithë Tiranën. Veprojmë me zona policore, që do të thotë që çdo komisariat është i ndarë në 5 apo 6 zona policore dhe do të ketë përgjegjës sehf sektori që do të drejtojë shërbimin. Do të ketë shërbime të ndryshme në pika kontrolli. Po iu bëjmë me dije që të gjitha shërbimet që shikoni të vendosura, nuk vendosen në mënyrë formale apo rutinë”, tregon Ziu.

Penalizimet për qytetarët shkelës, mund të shkojnë deri në 10 mijë lekë gjobë por edhe burgim, bllokim makine për drejtuesit e mjeteve dhe bllokim aktiviteti për subjektet private.

Krahas masës administrative për shtetasit, është në fuqi masa me 10 mijë lekë të reja. Masë plotësuese me bllokim mjeti deri në 3 muaj, por me ndryshimet Kodit Penal kemi vepër penale nëse ndërshkohet për herë të dytë me gjobë deri në 6 muaj burg.

Nga penalizmi sipas Ziut  përjashtohen vetëm disa kategori qytetarësh, apo punonjësit shtetërorë që kanë detyra të domosdoshme ku përfshihen, urgjencat mjekësore, mjekët, zjarrfikësit apo agjenci të tjera ligjzbatuese.

Përjashtohet nga ky rregull të gjithë institucionet dhe punonjësit e tyre që kanë shërbim emergjence të domosdoshëm, ku përfshihen Policia e Shtetit, Urgjencat Mejkësore, mjekët, infermierët, zjarrëfikëset dhe agjensitë e tjera ligjzbatuese që janë në aktivitet.

Masat anti-Covid nga ora 22:00 deri në 06:00, fillojnë të mërkurën dhe do zgjasin për 3 javë. Çdo lëvizje tjetër, qoftë mjete apo aktivitete të tjera, policia do të kërkojë vetëm dokumentin e autorizimit nga portali E-Albania. Për punonjësit e institucioneve do të kërkohet vetëm dokumenti që vërteton punësimin në këto institucione.