Mësuesi nga Peqini humb jetën nga Covid-19/ Postimi prekës i shkollës ku jepte mësim

Një tjetër mësues ka humbur jetën nga Covid-19 gjatë orëve të fundit. Pas atij në Fier, viktima e radhës nga ishte mësuesi nga Peqini, Fatmir Sula.

Pas publikimit të lajmit, ka reaguar edhe shkolla ku Sula jepte mësim.

Postimi i shkollës 9-vjeçare, Bishqem:

Një dhimbje të madhe ka lënë pas ndarja nga jeta e kolegut tonë..

Jo vetëm ata që e njohin, por në vecanti për familjen e tij.

Drita e shpirtit te tij u largua fizikisht,po kurrë nuk do të largohet nga brezat e nxënësve që ka lënë pas.

Ky lajm i hidhur na trishtoi pa masë, kolegu ynë i nderuar.

I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes.

U prefsh në paqe !

Lamtumirë....Kolegu ynë Fatmir Sula

Nga nisja e pandemisë, deri tani, numri i të infektuarve me Covid në qarkun e Elbasanit është 624.

Ndërsa, numri i viktimave deri dje ka qenë 579 persona.