“Ne jemi çfarë rezervojnë Zotat për ne” Rita Petro rrëfen humbjen e partnerit në dashuri e biznes

Po jetojmë ditë të vështira. Shumë familje po përballen me pasojat e koronavirusit, shumë të tjera madje kanë humbur njerëzit e tyre nga ky virus tinëzar.

Njëra prej tyre është Rita Petro, poetja dhe bashkëdrejtuese e shtëpisë botuese “Albas” humbi më 8 nëntor partnerin e saj në jetë, dashuri dhe biznes.

Vendosi të dalë në ekranin e emisionit “Ditë e Re” RTV Ora për të përcjellë një mesazh për të gjithë ata si ajo kanë humbur njerëzit e tyre: Për të dhënë kurajo që fatkeqësia të kthehet në forcë.

Botuesi Latif Ajrullari nuk ishte asnjë sëmundje shoqëruese e megjithatë Covid i mori jetën. Preferon të kujtojë momentet e bukura me Latifin.

"Ishin ditë të vështira, pranova që të dal në emision se njerëzit kanë nevojë edhe për disa mesazhe sesi njerëzit sesi një fatkeqësi e tillë të kthehet në forcë. Ne kemi pasur një dashuri jashtëzakonisht të veçantë, kemi pasur një fillim të vështirë por ndoqëm rrugët tona se e kuptuam që kjo dashuri nuk duhet të humbte. Sot nuk jam pishman për asgjë. Ne bëmë një festë para se Latifi të nisej në Maqedoni, inauguruam diçka që kishim ndërtuar së bashku dhe ai ishte shumë i lumtur dhe thoshte vitin tjetër do e gëzojmë se ishte një shtëpi që kishte lidhje me plazhin. Latifi shkoi në Kosovë Maqedoni se atje kemi shtëpinë botuese dhe atje u  infektua.

Nuk jemi pishman se ne e çuam dhe në spitalin më të mirë, një spital privat turk shumë i mirë në Shkup por ja që fati e donte që megjithëse ai s'kishte asnjë sëmundje, iu bë atak kardiak, prandaj është shumë e rëndësishme që njerëzit të kenë kujdes aq sa mundemi sepse edhe Latifi ishte shumë i kujdesshëm por fati e solli. Ne jemi çfarë rezervojnë Zotat për ne. Isha mësuar më rutinën tonë dhe kisha disa ditë qe mendoja sa do zgjasë kjo si rutinë kështu se njeriu ndonjëherë sikur parandjen disa valë që do të vijnë dhe do ti ndryshojnë  gjithçka."

Petro e përfundoi mesazhin e saj duke thënë se njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe brenda familjes se njerëzit e kalojnë në forma të ndryshme, dikush e kalon lehtë por dikush humb dhe jetën.