EMRI/ I dënuar për drogë në Itali, arrestohet në Tiranë 49-vjeçari
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 49-vjeçar, i kërkuar nga Interpol Itali pasi Gjykata e Ankonës e ka dënuar me 8 vite burg për trafik droge.
Sipas policisë i arrestuari është Dritan Beti, nga Tirana, i cili pas procedurave do të ekstradohet drejt shtetit apenin.
Polcia: “Nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në rrugën “Shemsi Haka” u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Dritan Beti, 49 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 8 vite burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.