Mediu: Politikanët autoritarë, fenomeni nuk zhduket pa reaguar
Regresi Demokratik në Ballkan dhe ndikimi i Rusisë dhe Kinës kanë qenë në vëmendje të forumit,”Refleksione mbi gjeopolitikën në Ballkan dhe Shqipëria”, të organizuar nga kreu i PR Fatmir Mediu. Në fjalën e tij kryerepublikani kërkoi projekte konkrete, duke theksuar se fenomeni nuk zhduket vetiu dhe madje as me anëtarësimin në BE.
“Gjeopolitika në Ballkan ka ndryshuar shumë. Vakumi i krijuar nga SHBA dhe BE në vitet e fundit është i mbushur me ndikim dhe prani të Rusisë dhe Kinës në shumë aspekte. Ndërsa Rusia ka ndikim të fortë në Serbi, Bosnie&Hercegovinë, Mali i Zi Rusia ka zgjeruar gjithashtu praninë e tyre ushtarake, inteligjencës, atë ekonomike dhe mediatike, Kina është bërë një faktor shumë i rëndësishëm ekonomik me investime në sektorët kryesorë të tillë si teknologji, infrastrukturë dhe energji që janë të lidhura me sigurinë tonë”, është shprehur Mediu.
Ish Shefi i Shtabit të Ushtrisë Britanike Lord David Richards nënvizoi interesin për nëj ballkan të qëndrueshëm, ndërsa Gjeneral Charles F. Wald, Ish Komandant I Forcave Amerikane në Amerikë theksoi rëndësinë e aleancave.
“Ne jemi gjithashtu 3 mijë milje më afër kërcënimit. Ne jemi ose në vendin e duhur në Evropë ose në Lindjen e Mesme. Për ata që besojnë se sjellja e trupave tanë në shtëpi do të kursejë para, është një argument i gabuar”, wshtw shprehur Wald.
General Robert Wheeler Asistent I Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes solli në vëmendjen diskutimin për rrjetin 5 g.
“Nëse mendoni për 4G-në dhe 3G-në ato kanë qenë thjeshtë një ndërmarrje telefonike komerciale ku është thjesht më e lehtë të flasësh me njerëzit, por kur fillon të shkosh në 5G-në, ajo me të vërtetë luan dhe bëhet një infrastrukturë kritike për qeveritë, për ushtritë dhe për biznesin e madh në atë fushë të veçantë”, është shprehur Wheeler.
Ndërkaq Davis Phillips, Keshilltar në Administratën e Presidentëve Klinton, Bush dhe Obama solli në vëmendje qëndrimet e presidentit të zgjedhur,Joe Biden për bashkëpunimin me shqiptarët.