Koronavirusi i mori jetën mikut të mirë, Nora Malaj përlotet në studio
Politikania e LSI , Nora Malaj i ka dedikuar disa fjalë botuesit Latif Ajrullai, i cili humbi jetën për shkak të koronavirusit. E ftuar në emisionin "Ditë e Re" në Ora Neës Malaj foli e përlotur duke u shprehur se ishte një dhimbje e madhe humbja e personit të cilin ajo e konsideronte si vëlla shpirtëror.
"Së fundmi jam ballafaquar me dhimbjen e madhe të një mikut tim që unë e kam quajtur vëlla dhe kam marrë shumë ngushëllime se njerëzit menduan se ishte vëllai im biologjik, por ishte vëlla shpirtëror dhe që edhe tani më vjen për të qarë. Do thoja vetëm një dedikim që Rita i ka bërë Latifit që unë e kam dashur shumë që thoshte dy vargje kanë qenë për të gjithë atë çfarë ai bënte, për atë burrë që di të rrojë për një grua, për atë burrë që di të vdesë për një grua. Ishte në një moment kur kaloi shumë sfida dhe kur theu disa tabu dhe kur njerëzit pastaj i pranuan, i deshën dhe tani qajnë që jemi kështu."- tha Malaj