Koronavirusi/ Qytetarët ankohen për çmimet e shtrenjta të ilaçeve

Situata pandemike ka sjellë rritjen e çmimit të barnave dhe paisjeve mjekësore që shërbejnë për kurimin e koronavirusit. Qytetarët janë ankuar për kostot relativisht të larta, ndërsa nga ana tjetër farmacistët e kanë arsyetuar këtë me mungesat e tregut.

Gazetarja e Ora News, Anxhela Celibashi, raporton se ka pasur denoncime të shumta për koston e lartë që ka trajtimi gjatë gjithë periudhës kur një person kalon Covid-19. Qytetarët thonë se e kanë gati të pamundur që të kurohen dhe të marrin të gjitha medikamentet dhe shërbimet e nevojshme.

Përfaqësuesit e shëndetit në Shqipëri, shprehen se e gjitha kjo situatë vjen për shkak të mungesave në treg. Farmacistët në Tiranë tregojnë për Ora News se ka pasur një mungesë në treg për termometër apo oksimetër  dhe se çmimi i tyre ka ndryshuar. Oksimetri varion nga 29 mijë lekë të vjetra deri në 56 mijë lekë të vjetra.

Shqetësim është edhe mungesa e termometrave të thjeshtë .

Farmacistët tregojnë se këto produkte i marrin me çmime më të larta që në depo, pra që në pikat e shpërndarjes.