Covid-19/ Rama s'ndal sulmin ndaj opozitës: Lehaqenje, çetë karagjozësh, i pakalluri i Lalzit, babaxhike

Në një konference për shtyp nga selia e kryeministrisë, përkrah ministrave Arben Ahmetaj dhe Ogerta Manastirliu, Edi Rama i është rikthyer edhe një here sulmeve ndaj opozitës.

Sipas shefit të qeverisë, përmes gënjeshtrash dhe sajimesh, opozita po perhaps panic dhe po rrezikon seriozisht shëndetin e shqiptarëve.

"Janë çakërdisur deri në pikën kur shpresat e tyre të lodhura  I kanë mbështetur të gjitha te ëndrra e një katastrofe shëndetësore. Dhe faktikisht janë bërë zëdhënës të panikut, zëdhënës të çorodisë psikologjike dhe zëdhënës të një pesimizmi krejtësisht të fabrikuar për të krijuar sa më shum dëshpërim në popull përmes gënjeshtrash, sajesash, abuzimesh, të një propaganda të shfrenuar që rrezikon seriozisht”, u shpreh ndër të tjera Rama.

Rama nuk la mënjanë dhe sulmin ndaj presidentit të Republikës dhe ish kryeministrit

Kjo është një tallje poshtëruese për politikën. Kjo është një lehaqenje që kur vjen nga njerëz, të cilët përfaqësojnë njerëz, të cilët janë aty për të dhënë alternativa serioze, të cilët janë aty për të folur me gjuhën e të vërtetës, përbën pa asnjë dyshim krim, krim, krim.

Është kriminale të nxisësh panik me gënjeshtra, të nxisësh dëshpërim me sajesa, me fabrikime, dhe është shprehja më kuptimplotë e dëshpërimit të të humburve, janë të humbur e të marrë fund dhe prandaj nuk gjejnë dot rrugë se si të dalin nga qorrsokaku ku e kanë futur veten e tyre.

Nuk i kemi futur ne, si ka futur populli, nuk i keni futur ju, padyshim. Janë futur vetë në atë qorrsokak.

Një çetë karagjozësh, ku njëri thotë ma jepni mua se e ndaloj unë zinxhirin e infeksionit, tjetra del dhe thotë shkoni nëpër kisha dhe xhamia se nuk ka kovid, e tjetri del nga ana tjetër dhe thotë sa medalje do të shpërndahen sot për të vdekurit, pa folur për atë të pakallurin e pusetës së Lalzit atje që vazhdon me çmenduritë e veta"

Flet për plan, plan, Likja që të vetmin plan ka si të ndajë dëshmorët në mjeshtra pune dhe ustallarë votash. Nuk janë autoambulancat e Peço Vasilit dhe as Dritan Kryemadhit.

...Plani Covid i ka shkuar edhe Babaxhikes në tryezë, që në fakt prej presidenti ka vetëm kostumin e s’ka asgjë tjetër.

Rama thote se sot që flasim në spitalet covid kemi 30% kapacitete të lira. Ndërkohë Covid-4 është gati. Në konferencë u tha se janë parapaguar 3.9 milionë dollarë për vaksinen anti covid.