Vlorë, mbyllet kopshti nr. 9, shkak Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2020, 11:08
Kopshti nr 9 i qytetit të Vlorës është institucioni i tretë i arsimit parashkollor që është mbyllur në qytetin e Vlorës.
Mësohet se shkak për mbylljen është bërë konfirmimi i 3 edukatorëve të prekura me Covid 19, ndërsa 2 të tjerë mbeten në pritje të përgjigjeve të tamponit. Stafi prej 28 personash i këtij kopshti do të karantinohet, ndërsa institucioni do qëndrojë i mbyllur deri në datën 25 Nëntor.
Pas marrjes së njoftimit për punonjësit që rezultuan pozitiv prindërit nuk i kanë sjellë fëmijët më kopsht.